Anulohet votimi dhe shkarkohet bordi zgjedhor në dy vendvotime


Gazeta Express
25 Prill 2019 10:57

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka anuluar votimin në vendvotimet 0684 dhe 682 në Kavadar sepse në kuti ka pasur nga 1 fletëvotim më shumë.

Nga 368 votues të evidentuar, në vendvotimin 0684  ka pasur 369 fletëvotime. Bordi zgjedhor në këtë vendvotim është shkarkuar dhe për to do të ngritet procedurë disiplinore. Kurse te vendvotimi 682 nga 402 fletvotime të evidentuar , ka pasur 403 votues. Gjithashtu edhe ky Bord Zgjedhor është shkarkuar dhe sanksionuar.

Paraprakisht, KSHZ ka anuluar në vendvotimin 2564 në Gjorçe Petrov, ka shkarkuar Bordin Zgjedhor të tij, dhe Bordin Zgjedhor në Berovë, ku në vend të personit të sëmurë dhe të pamundur, ka votuar person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart