Anulohet shfaqja e filmit ruso-serb në Bujanoc, mund të shkaktojë tensione


Gazeta Express
17 Prill 2019 14:52

Filmi “Ballkan Border” prodhim serb-rus, që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanoc, edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.

Televizioni publik serb thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanoc për arsye se nuk dëshiron të shkaktojë tensione.

Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarjeje.

Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Aty tregohet se si kishin vepruar forcat speciale të Rusisë në atë kohë. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart