Anulohet sërish seanca për rastin “Zhvatja”

Ballina

Gazeta Express

23/01/2020 11:16

“Zhvatja” u anulua sërish, përshkak se ende nuk janë shëruar avokatët e të akuzuarës Katica Janeva. Seancën e kaluar ky rast me interes të madh për opinionin u anulua përshkak se avokatët mbrojtës Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska u sëmurën njëkohësisht dhe dorëzuan në gjykatë vërtetim mjekësor, për shkak të problemeve të tyre shëndetësore.

Gjykatësja i kërkoi Janevës që të vendos të caktoj avokat tjetër, ose do ti caktohet avokat për kryerje të detyrës zyrtare, përshkak se siç theksoi ajo, anulimi i kësaj lënde është i pa lejueshëm, për faktin se njëri i akuzuar është në paraburgim dhe mund të ndikoj në lëndim të të drejtës së tij.
Ish kryeprokurorja Katica Janeva, ashtu siç deri tani që nuk ka zgjedhur të marë fjalën për asnjëherë të vetme, shkurt komentoi duke thënë se vendimin e len që ta marrë gjykata.
“Që të mos kuptohem gabimisht, ju e diji dhe ju vendosni”.
Gjtkatësja dha ultimatum që nëse deri të hënë, kur është caktuar seanca e ardhshme nuk paraqiten në gjykim, atëherë gjykata do të caktoj përfaqësues ligjor, për kryerje të detyrës zyrtare.

I akuzuari Boki 13 nuk harroi që edhe këtë seancë të përmend gjendjen e tij siç thotë të rëndë shëndetësore dhe bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, 55 herë është dërguar në spital për intervenim mjekësor.
Avokati i tij Sasho Dukovski konsideron se është diskriminues fakti që prej 3 të akuzuarve në këtë lëndë, vetëm klienti i tij po qëndron në burg./GazetaExpress/