Anulohet seanca për rastin “Titanik”, seanca e radhës më 5 korrik


Gazeta Express
25 Qershor 2019 15:03

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore për lëndën “Titanik” të PSP-së vazhdon më 5 korrik, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit.

Janakieski dhe Bozhinovski gjenden në paraburgim shtëpiak. Rasti gjendet në procedurë të dëshmisë dhe deri tani janë dhënë rreth 4 mijë deri 5.900 prova materiale të PSP-së.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanovska.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqatë kriminele, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart