Anulohet koncesioni i ‘Rrugës së Florinjtë'?, Braçe: Milot- Balldre nuk do të bëhet! - Gazeta Express
string(77) "anulohet-koncesioni-i-rruges-se-florinjte-brace-milot-balldre-nuk-do-te-behet"

Anulohet koncesioni i ‘Rrugës së Florinjtë’?, Braçe: Milot- Balldre nuk do të bëhet!

Gazeta Express

06/12/2019 22:16

Zv/Kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se koncesioni i aksit rrugor Milot- Balldren është anuluar për shkak se kompania që fitoi tenderin nuk i përgjigjej dot kontratës.

I ftuar në emisionin ‘Provokacija’ në abcneës, Braçe u shpreh shkurtimisht se koncesioni i një prej rrugëve më të kundërshtuara është drejt procesit të anulimit.

Lexo Edhe:

“Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”.”-tha Braçe.

Duke folur për thirrjen e opozitës që të anulojë tenderat me PPP në mënyrë që paratë t’i shkojnë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, Braçe u shpreh në një vijë me qëndrimin e mbajtur nga kryeministri, i cili e ka deklaruar hapur se nuk ka ndërmend të ndërmarrë një hap të tillë.

Mustafa Nano: Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP..

Braçe: “E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”.

Kujtojmë se koncesioni për rrugën Milot- Balldre u përcjell në media me epitetin e ‘rrugës së florinjtë’ për shkak të kostos së lartë me të cilën pritej të ndërtohej. Për vetëm një kilometër rrugë, kostoja kapte vlerën e 17 mln eurove. Rruga që parashikohej të ndërtohej ishte 17.2 kilometër e gjatë.

Kujtojmë po ashtu se disa javë më parë në media u publikua një lajm i cili paralajmëronte faktin se kontrata me ‘PPP’ ishte drejt anulimit për shkak se kompania fituese nuk kishte mundur që gjente fondet për financimin e rrugës, për shkak se bankat nuk kishin pranuar për t’i dhënë kompanisë në fjalë kreditë e kërkuara./Express