Anulo koncesionin Milot-Fier/ Aktivistët thirrje qeverisë nga fundi i “Rrugës së florinjtë” - Gazeta Express
string(88) "anulo-koncesionin-milot-fier-aktivistet-thirrje-qeverise-nga-fundi-i-rruges-se-florinjte"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:36

Anulo koncesionin Milot-Fier/ Aktivistët thirrje qeverisë nga fundi i “Rrugës së florinjtë”

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:36

Aktivistët i bënë thirrje edhe sot qeverisë që të anulojë koncesionin e rrugës Milot-Fier.

Me pankarta në duar ata u vendosën në pjesën fundore të kësaj rruge në Fier, pikërisht në 5 mujorin e hapjes së tenderit nga qeveria.

Lexo Edhe:

Për aktivistin Aulon Kalanë, ky koncesion është vjedhja më galopante e kësaj qeverie, vlera e të cilës ka vajtur në 1.4 mld euro.

Ndodhemi në Fier, në pikën fundore ku do të mbarojë e ashtuquajtura “Rrugë e florinjtë”, projekti koncesionar Milot-Fier, një rrugë e famshme tashmë. Zgjodhëm datën 1 dhjetor, 5 mujorin e çeljes së tenderit. Me 1 korrik Balluku shpalli tenderin e Milot-Fier. Kjo rrugë për tu aksesuar do të dojë 20 euro vajtje-ardhje. Që në fillim e kemi kundërshtuar këtë rrugë me PPP. 115 km nuk do të ndërtohen të reja, 63 janë të bëra ku shqiptarët po ecin pa pagesë. Kryeministri ka thënë se rruga do të kushtojë 1.2 mld euro, ndërsa para tre javësh tha 1.4 mld euro. Kjo është rruga më e shtrenjtë në Europë, në Kroaci po ndërtohet e njëjta rrugë 7 herë më lirë. Ky tender është i paragjykuar se nuk ka transparencë dhe konkurrencë, firma greke Terna e ka fituar në prapaskenë.  Kjo është një vjedhje galopante, vetëm 52 km do të kushtojnë 1.4 mld euro.” u shpreh Kalaja.

Ai tha gjithashtu se me aktivistët po punojnë që dosjen ta çojnë edhe në SPAK.

Lëvizjen e kemi nisur me 1 gusht për ta kundërshtuar. Kemi bërë disa takime. Nga Fieri kërkojmë të anulohet koncesioni i rrugës Milot-Fier dhe të gjithë këto energji dhe para të shkojnë për pandemi.Po bëjmë gati një dosje për në SPAK bashkë me avokatët tonë të aktivistëve. Kemi fakte të pakundërshtueshme. Qeveria ka bërë gabim, më mirë të tërhiqet në këto momente sesa ne ta çojmë në gjykatat e Arbitrazhit.” u shpreh aktivisti.