Antropologji vizuale e një qytetit nën ujë / Ekspozita "Safet e Gjylzade Dokle" - Gazeta Express
string(75) "antropologji-vizuale-e-nje-qytetit-nen-uje-ekspozita-safet-e-gjylzade-dokle"

Arte

Gazeta Express

09/05/2023 15:41

Antropologji vizuale e një qytetit nën ujë / Ekspozita “Safet e Gjylzade Dokle”

Arte

Gazeta Express

09/05/2023 15:41

Të premten, me fillim nga ora 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” mbahet cikli i bisedave mbi ekspozitën “Safet e Gjylzade Dokle”.

Ciklin e bisedave mbi ekspozitën “Safet e Gjylzade Dokle” kemi kënaqësinë ta hapim me një bisedë me Prof. Dr. Afërdita Onuzin, ndër studiueset e para e më të apasionuara të fushës së etnografisë shqiptare. Trajtesa e saj zë fill nga imazhet e këtij arkivi për të ndërtuar një antropologji vizuale të Kukësit të vjetër, tashmë nën ujë, kujtesa e të cilit materializohet sot vetëm përmes fotografisë. 

Lexo Edhe:

Kujtojmë se ekspozita personale e fotografëve Safet e Gjylzade Dokle u hap për publikun në mars të këtij viti. Kuruar nga Lek M. Gjeloshi aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjerë, duke përshkuar një hark kohor dyzet vjeçar, nga vitet ’30-të deri në fillim të viteve ’70-të.

/Express/