ANTRAKS në Maqedoni të Veriut, rrezikohen 22 vendbanime nga kjo sëmundje vdekjeprurëse


load
Gazeta Express
12 Gusht 2019 15:37

Në 22 vendbanime të Maqedonisë ekziston rreziku për përhapjen e sëmundjes antraks. Pas rastit të paraqitur disa ditë më parë në fshatin Strogomishtë të poshtme të Kërçovës tek një tufë dhënsh, njofton Alsat,

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe veterinari deklaroi sot se nuk ka raste të reja të sëmundjes, dhe se ende nuk raportohet ndonjë transmetim i mundshëm i saj tek njerëzit. Atanasov thotë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panikë.

“Çështja është standarde, nuk është diçka e jashtëzakonshme. Nuk duhet të kërkohet sensacion në gjithë këtë situatë. Kjo sëmundje është prezente me dekada tek ne. 6:10 Bëhet fjalë për rast në një fermë, me një numër të kufizuar të kafshëve. Menjëherë u dol në terren. Nuk ka përhapje të sëmundjes dhe nuk ka nevojë të përhapet frikë tek popullata” tha Zoran Atanasov, Drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njofton se në ato vende ku sëmundja e antraksit ka qenë e përhapur viteve të kaluara, po kryhet vaksinimi tek të gjitha kafshët. Sipas procedurave, pas shfaqjes së vatrave të sëmundjes, kafshët duhet të vaksinohen rregullisht për 20 vjet me radhë.

“Rregullisht kryhet procesi i vaksinimit çdo vit, por në këtë rast, ky vend nuk ka qenë i përfshirë nga vaksinimi sepse më herët nuk ka pasur paraqitje të kësaj sëmundje atje. Gjithsej janë djegur 9 dele të ngordhura. Këtu bien rastet kur pronari ka dyshuar se ka paraqitje të sëmundjes. Të gjithë ato janë shkatërruar dhe materiali është groposur” deklaroi Zoran Atanasov, Drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, shkruan Alsat.

Sëmundja e antraksit mund të transmetohet përmes konsumimit të mishit të kontaminuar ose nëse bakteria depërton në trup përmes ndonjë plage në lëkurë. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot gjithashtu njoftoi se ka vendosur ndalesë për importin e mishit të derrit nga Serbia pasi prej atje, mund të shfaqet një tjetër sëmundje, ajo e etheve të derrit./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart