Antikorrupsioni paralajmëron kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski


Gazeta Express
10 Korrik 2019 17:05

Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit e paralajmëroi kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe kolegët e tij gjykatës për të cilët ka procedurë për shkarkim.

Ata nuk do të duhej të jenë të pranishëm në seancën e Këshillit gjyqësor në të cilën duhet të vendoset se cilin ligj për gjykata do ta zbatojë Këshilli gjyqësor në procedurat për shkarkim.

Dy avokatë kërkojnë që ky të jetë ligji më i butë. Megjithatë, antikorrupsionerët bëjnë të ditur se dy gjykatësit për të cilët ka procedurë, nuk guxojnë të jenë pjesë e seancës meqë do të bien ndesh me ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart