Nesër me fillim nga ora 21:00, Barcelona e zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Katalonasit përballen me Bayern Munichun për një biletë në fazën e nokautit të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Barcelona duhet të fitojë këtë ndeshje, ose Benfica të mos fitojë ndaj Dynamo Kyiv për t’u kualifikuar tutje, shkruan Gazeta Express.
Talenti i Barcelonës, Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e mysafirëve nesër në “Allianz Arena”.
Xavi Hernandez ka publikuar listen e futbollistëve që do të udhëtojnë në Gjermani.
Përveç Fati mungesa të tjera të rëndësishme për Barçën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...