Ansu Fati dhe Arthur kanë probleme, 18 futbollistët e ftuar për ndeshjen me Mallorcan - Gazeta Express
string(84) "ansu-fati-dhe-arthur-kane-probleme-18-futbollistet-e-ftuar-per-ndeshjen-me-mallorcan"

Gazeta Express

07/12/2019 9:23

Ansu Fati dhe Arthur kanë probleme, 18 futbollistët e ftuar për ndeshjen me Mallorcan

Gazeta Express

07/12/2019 9:23

Barça ka publikuar listën prej 18 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Mallorcas, që do të zhvillohet sonte në “Camp Nou”.

Arthur dhe Ansu Fati janë stërvitur të veçuar të premten për shkak të disa shqetësimeve të vogla dhe që të dy do të mungojnë sonte kundër Mallorcas.

Lexo Edhe:

Të dëmtuar janë edhe Ousmane Dembele, Nelson Semedo dhe Jordi Alba.

Barça vjen në këtë ndeshje e motivuar më shumë se kurrë më parë, sidomos pas fitores kundër Atletico Madrid dhe me Lionel Messin ën super formë.

Para ndeshjes, Leo do të prezantojë Topin e Artë në ‘Camp Nou’ para mijëra tifozëve, që e fitoi ditë më parë në Paris, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Barcelonës: Ter Stegen, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Todibo, Suárez, Messi, Neto, Lenglet, M. Wague, Griezmann, Aleñá, S. Roberto, F. De Jong, Vidal, Umtiti, Junior dhe Carles Pérez.