Anoreksia ka origjinë në ADN dhe nuk është vetëm një çrregullim në mendjen tonë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:28

Sipas një hulumtimi të ri, anoreksia nuk është vetëm një çrregullim mental, mirëpo ka origjinë në gjenet e një personi që e kontrollojnë metabolizmin, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Metabolizmi është një grup i reaksioneve kimikale, i cili e ndihmon trupin të përdorë energji nga ushqimi, dhe kur ky proces nuk funksionon mirë atëherë mund të shfaqen çrregullime metabolike.

Anoreksia është çrregullimi mental, i cili sjellë më së shumti raste të vdekjeve për shkak të humbjes ekstreme të peshës. Sipas hulumtuesve, identifikimi i shkaqeve kryesore mund ndihmojë në zbulimin e një terapie shëruese për këtë lloj problemi.

Sipas informacioneve që hulumtuesit kishin përdorur, tek këta persona ekziston një mutacion në AND-në e tyre, e cila e kontrollon metabolizmin e trupit dhe e shkakton këtë çrregullim.

Kjo teori e shpjegon faktin se pse deri më tani ka qenë shumë e vështirë të shërohet ky çrregullim. “Ne mendojmë se efekti i terapisë së deritanishme ka qenë shumë i dobët, për shkak se është targetuar në mënyrën e gabuar, kurse tanimë e dimë se kanë bazë gjenetike dhe duhet të trajtohet si një sëmundje e tillë”, tha Dr. Gerome.

Anoreksia është një sëmundje e rëndë, që manifestohet me humbje ekstreme të peshës dhe mund të përfundojë më vdekje.

Ne i inkurajojmë të gjitha shkencëtarët që të ekzaminojnë rezultatet e këtij studimi dhe të konsiderojnë gjetjen e terapive të reja për shërimin e kësaj sëmundje”. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart