Kosi, qumështi dhe djathi e zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër - Gazeta Express
string(64) "kosi-qumeshti-dhe-djathi-e-zvogelojne-rrezikun-e-sulmit-ne-zemer"

Kosi, qumështi dhe djathi e zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër

Gazeta Express

25/02/2020 12:33

Konsumimi i produkteve të bulmetit mund ta zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër për 9%, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Një studim i bërë me më shumë se 400.000 persona, sugjeron që personat të cilët konsumojnë produkte të bulmetit duke përfshirë qumësht, djathë dhe kos kanë rrezik më të ulët të përjetojnë sulm në zemër.

Lexo Edhe:

Në bazë të hulumtimeve, për çdo gotë qumështi në ditë, rreziku i sulmit isshemik bie për 5 %.

Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, kanë analizuar dietat e personave nga 9 shtete të ndryshme në Evropë. Sipas rezultateve, personat që kishin raportuar se konsumojnë ushqime me fibra, perime, fruta dhe produkte natyrale të bulmetit, ishin prekur më pak nga sëmundjet e zemrës, përkatësisht nga sulmi në zemër.

Ky studim gjithashtu ka ardhur në përfundim se 100 gramë fruta dhe perime në ditë, e zvogëlojnë rrezikun e  sulmit isshemik për 13%.

Debati mbi atë se a janë të mira produktet e bulmetit për shëndetin apo jo vazhdon, prandaj krahas këtij studimi, duhen ende studime të mëtejshme për të dëshmuar efektin e këtyre produkteve për shëndetin. /Gazeta Express