Ankohet Marku, gjyqtarët po ma shkatërrojnë karrierën - Gazeta Express
string(52) "ankohet-marku-gjyqtaret-po-ma-shkaterrojne-karrieren"

Ankohet Marku, gjyqtarët po ma shkatërrojnë karrierën

Sport

Gazeta Express

12/12/2020 20:01

Florian Marku pas ndeshjes ka thënë se e ka merituar fitoren

Ai ka qenë shumë i ashpër me gjyqtarët për të cilët ka thënë se janë “duke ja shkatërruar karrierën”.

Lexo Edhe:

“Boksi është për ta goditur kundërshtarin në fytyre dhe jo në dorëza. Çfarë bëri ky gjatë tërë ndeshjes. Nuk me godit asnjëherë në fytyrë. Ky gjykim është qesharak”, ka thënë Marku pas ndeshjes.

“A e dinë gjyqtarët çfarë do të thotë për mua një barazim. Kjo është shaka, ata po ma shkatërrojnë karrierën”, ka thënë ndër të tjera Marku.

Boksieri shqiptarë luftoi për tetë raunde me Jamie Stewart, i cili pas ndeshjes nuk është se pranoi të luftojë përsëri me Markun. /GazetaExpress/