Ankohet Gasperini: Penallti si të Juventusit jepen vetëm në Itali - Gazeta Express
string(64) "ankohet-gasperini-penallti-si-te-juventusit-jepen-vetem-ne-itali"

Gazeta Express

12/07/2020 9:14

Ankohet Gasperini: Penallti si të Juventusit jepen vetëm në Itali

Gazeta Express

12/07/2020 9:14

Trajneri i Atalantas, Piero Gasperini, është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së vet por tejet i zhgënjyer që barazoi 2:2 me Juventusin, duke u ankuar ndaj penalltive që iu dhanë kundërshtarit në këtë takim.

Dy penallti të shënuar nga Cristiano Ronaldo, të dyja të dhëna për prekje të topit me dorë, ia mundësuan Juventusit të rikthehet në lojë dy herë për të barazuar 2:2 në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gasperini këmbëngul se lojtarët e tij e prekën topin me dorë paqëllimshëm dhe thotë se nuk e kupton përse vetëm në Itali nuk vlen rregulli i njëjtë si në gjithë Evropën.

Në ligat e tjera të mëdha evropiane, prekja e paqëllimshme e topit me dorë në zonën e portierit, nuk ndëshkohet me penallti.

“Këto janë rregullat, epo, ata janë mbi çdo ligj në Italia, sidoqoftë”, tha Gasperini pas ndeshjes.

“Çfarë duhej të bënim, t’i prisnim duart tona? Nuk është penalltia e parë e tillë që e kemi parë, ka pasur shumë të tilla gjatë gjithë sezonit. Kjo është çmenduri, interpretimi i rregullave këtu nuk është i njëjtë si në vendet e tjera. Vendet e tjera nuk të japin penallti të tilla”, shtoi ai. /Gazeta Express/