Ankaraja dënon sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë - Gazeta Express
string(65) "ankaraja-denon-sulmin-ndaj-kuranit-dhe-flamurit-turk-ne-danimarke"

Ankaraja dënon sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 11:48

Ankaraja dënon ashpër sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë, citoi Ministria e Jashtme turke.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin e urryer ndaj Kuranit të Shenjtë dhe flamurit tonë të lavdishëm në Danimarkë. Ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë që ky akt i urryer krimi i urrejtjes u lejua në emër të lirisë së shprehjes së mendimeve,” thuhet në deklaratë.

Lexo Edhe:

Publikimi thekson gjithashtu se ky akt, i kryer në muajin e Ramazanit, dëshmoi edhe një herë se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia kanë arritur nivele alarmante në Evropë dhe se nuk janë nxjerrë mësime nga e kaluara.

Ministria e Jashtme turke u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve daneze që “të marrin masat e nevojshme kundër autorëve të këtij krimi të urrejtjes dhe masat konkrete për të parandaluar provokime të tilla”.