Anita nderohet në Londër, kryeministri ka fjalë të mëdha për bashkëshorten


Gazeta Express
16 Korrik 2019 17:29

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme”.

Anita Haradinaj po merr pjesë në Samitin e Grave në Londër, ku është përzgjidhur si një nga gratë më të fuqishme në botë, me ç’rast ka dhënë edhe një fjalim.

Anita ka shkruar se “është ndjerë e lumtur që ka mundur të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota”, përcjell Gazeta Express.

E mes shumë komenteve e lëvdatave që ka marrë Anita, ajo e bashkëshortit të saj, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ishte ndër më të mirat.

Haradinaj shumë krenar ka shkruar në një postim në Facebook ndër të tjera: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave!”

Te fundit


Kthehu lart