Anijet iraniane mbeten në ujërat e Brazilit, shkak mungesa e naftës që vjen nga sanksionet amerikane


Gazeta Express
18 Korrik 2019 21:00

Dy anije iraniane kanë mbetur të bllokuara në një port të Brazilit, për shkak të mungesës së naftës, e cila erdhi si pasojë e sanksioneve amerikane, e tani edhe Brazili po refuzon që t’i shet naftë atyre.

Anijet erdhën në Brazil para disa muajve, e që mbajtën me vete produkte kimikale që përdoren për fertilizim. Ato pritej që ta zbarkonin mallin dhe të kthehen në Iran, por nuk kishin mjaftueshëm naftë që ta marrin rrugën e kthimit, tha për Reuters operatori i portit Paranagua, transmeton Gazeta Express.

Ushqimi nuk është pjesë e sanksioneve amerikane, dhe Irani është blerësi më i madh i produkteve agrokulturore të Brazilit, duke importuar më shumë se 2.5 milionë ton të grurit brazilian çdo vit.

Gjithsesi, ky është një rast i veçantë, sepse më parë gjithmonë anijet Iraniane kanë pasur naftë rezervë për çdo rast nevoje.

Dy anijet janë në pronësi të kompanisë publike iraniane Sapid Shipping Co, e cila shpesh herë ka dërguar anije në Brazil për të bërë tregti. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart