Anije, nëndetëse, aeroplanë e dronë: Kështu u ruajt anija eksploruese e Turqisë - Gazeta Express
string(76) "anije-nendetese-aeroplane-e-drone-keshtu-u-ruajt-anija-eksploruese-e-turqise"

Lajme

Gazeta Express

05/12/2020 14:36

Anije, nëndetëse, aeroplanë e dronë: Kështu u ruajt anija eksploruese e Turqisë

Lajme

Gazeta Express

05/12/2020 14:36

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të shtunën se forcat detare turke i kanë ofruar vazhdimisht siguri anijes eksploruese “Oruc Reis” për 82 ditë gjatë misionit të saj për kërkimin e burimeve natyrore në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Përmes një deklarate, kjo ministri njoftoi se anija eksploruese është përcjellë nga anijet dhe aeroplanët ushtarakë gjatë misionit të saj që zgjati nga 8 gushti deri më 12 shtator dhe më pas nga 11 tetori deri më 29 nëntor.

Lexo Edhe:

Në deklaratë thuhet se anijet luftarake dhe nëndetëset kanë lundruar bashkë me anijen “Oruc Reis” në Detin Mesdhe dhe Detin Egje për gjithsej 45 mijë orë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Helikopterët e patrullimit ajror mbi sipërfaqe ujore e përcollën anijen për 1.170 orë, ndërsa ajo u mbrojt edhe nga objektet fluturuese pa pilotë për 3.600 orë, thuhet në deklaratë.

Anija “Oruc Reis”, e cila u kthye në portin e Antalias të hënën e kaluar, është një nga disa anijet eksploruese të Turqisë, të cilat janë dërguar në ujërat e Detit Mesdhe për të bërë kërkime për burime natyrore të energjisë.

Aktiviteti i kësaj anije ka ngjallur reagime të ashpra nga Greqia dhe Bashkimi Evropian për shkak të rajonin të kontestuar detar ku ajo ka kryer shpine.