Anija e parë me 6 mijë ton drithë nga Ukraina po lundron drejt portit të Durrësit - Gazeta Express
string(81) "anija-e-pare-me-6-mije-ton-drithe-nga-ukraina-po-lundron-drejt-portit-te-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 16:31

Anija e parë me 6 mijë ton drithë nga Ukraina po lundron drejt portit të Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 16:31

Po lundron nga Ukraina drejt portit të Durrësit, anija “Jaohar Ranim” me një sasi prej 6 000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.

Kjo është e para që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.

Lexo Edhe:

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.

Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës.

Ndërkohë në lundrim e sipër drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me ure për bujqësinë. Ajo pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk.