Anglia lejon përqafimet për herë të parë që prej shfaqjes së koronavirusit - Gazeta Express
string(74) "anglia-lejon-perqafimet-per-here-te-pare-qe-prej-shfaqjes-se-koronavirusit"

Anglia lejon përqafimet për herë të parë që prej shfaqjes së koronavirusit

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 22:42

Në më pak se një javë njerëzit në Angli do të lejohen që t’u japin përqafim miqve dhe familjes për herë të parë që nga fillimi i masave kufizuese të pandemisë, në mars të vitit të kaluar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka konfirmuar të hënën që do ta lejojë kontaktet fizike që kanë munguar që nga 17 maji 2020.

Lexo Edhe:

Masa të tjera lehtësuese, si hapja e bareve dhe restoranteve, kinemave e hoteleve janë ndër masat lehtësuese për shtetin e Anglisë.

Sidoqoftë, ai theksoi se njerëzit duhet të kenë parasysh se kontakti shoqëror është mënyra kryesore e transmetimit të virusit. Ai gjithashtu tha që njerëzit duhet të qëndrojnë vigjilent ndaj ndryshimeve të papritura në të dhënat e koronavirusit dhe përhapjes së varianteve të reja, raporton AP, transmeton KlanKosova.

Britania e Madhe tani po regjistron rreth dy mijë raste të reja të koronavirusit në ditë, krahasuar me një kulm ditor prej gati 70 mijë në janar. Vdekjet ditore gjithashtu kanë rënë me vetëm katër të regjistruara të hënën.

Njoftimi i Johnson u parapri me lajmin se niveli i gatishmërisë së Mbretërisë së Bashkuar u ul gjithashtu në nivelin tre nga katër të hënën pas një rënie “të qëndrueshme” të rasteve, pranimeve në spital dhe vdekjeve.

Kjo do të thotë që transmetimi i virusit nuk konsiderohet më i lartë ose do të rritet në mënyrë eksponenciale, megjithëse ende është në qarkullim të përgjithshëm.

Megjithëse Britania e Madhe ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga koronavirusi me më shumë se 127 mijë e 500 të vdekur, ndërkaq infeksionet e reja kanë rënë në mënyrë dramatike.

Përveç kësaj, suksesi i përdorimit të vaksinave të Britanisë ka rritur shpresat se kjo lehtësim nuk do të shohë të njëjtën ringjallje të virusit që ndodhi vjeshtën e kaluar pas heqjes së kufizimeve gjatë verës.

Në Angli ka shqetësime se qeveria është nxituar me heqjen e kufizimeve në kontaktet shoqërore në një kohë kur disa pjesë të botës, të tilla si India, janë në mes të një ringjalljeje të madhe të virus dhe përhapja e vaksinave ka ende një rrugë për të bërë.