Angellovska jep shifrat e papunësisë për tremujorin e parë - Gazeta Express
string(58) "angellovska-jep-shifrat-e-papunesise-per-tremujorin-e-pare"

Gazeta Express

07/06/2020 9:37

Angellovska jep shifrat e papunësisë për tremujorin e parë

Gazeta Express

07/06/2020 9:37

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë nga viti 2020 arrin 16.2 për qind dhe është historikisht më e ulëta, ka shkruar sot në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angellovska, përcjell Gazeta Express.

Shkalla mesatare e papunësisë në vitin 2019 ka qenë 17.3 për qind, derisa në tremujorin e fundit të vitit 2019 ka qenë 16.6 për qind, thekson ministrja.

Lexo Edhe:

Ajo shtoj se viti ka nisur me rritje të punësimit, rënie të papunësisë, rritje të pagave…

“Megjithatë gjendemi në realitet të ri- pandemia Kovid-19 do të ndikojë në gjitha treguesit makroekonomik, por me masat që ndërmerren dhe do të ndërmerren do të tentojmë që kurba e papunësisë të jetë sa më e sheshtë, të ruajmë sa më shumë vende të punës, sa më shumë punëtorë të mbeten në vendet e punës, ndërsa atyre që vendet e punës do të mbyllet t’i mbështesim dhe mbrojmë”, ka shkruar Angellovska.