Angellovska: 14.500 denarë për çdo të punësuar për të gjitha kompanitë dhe ata që janë të pavarur të prekur nga kriza - Gazeta Express
string(116) "angellovska-14-500-denare-per-cdo-te-punesuar-per-te-gjitha-kompanite-dhe-ata-qe-jane-te-pavarur-te-prekur-nga-kriza"

Gazeta Express

09/04/2020 14:20

Angellovska: 14.500 denarë për çdo të punësuar për të gjitha kompanitë dhe ata që janë të pavarur të prekur nga kriza

Gazeta Express

09/04/2020 14:20

Masa 14.500 denarë pagë për çdo të punësuar ka të bëjë për të gjitha kompanitë që janë të prekura nga koronakriza, si dhe të kryerësve të pavarur të veprimtarisë, aplikimi është i lehtë, kushtet e thjeshta, theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska në intervistën e dhënë në emisionin “Ekonomski magazin”, përcjell GazetaExpress.

Ajo, siç kumtoi Ministria e Financave, thekson se konfuzion është që konsiderohet se këto mjete janë të dedikuara për pagesën e neto-pagës. Angellovska e thekson Ligjin për marrëdhënie të punës në pajtim me të cilin në kushte të ndërprerjes së kushteve të punës në forcë të madhe kompanitë mund të paguajnë 50 për qind të pagës, në pajtim që në sektorin e hotelierës ku neto paga mesatare është 18.000 denarë, me mjetet nga masa mbulohet servisimi edhe i pagës edhe i kontributeve.

Lexo Edhe:

“Ligji për marrëdhënie të punës, neni 12 thotë se në ndërprerje të marrëdhënies së punës mund të lëshohen punëtorët me 70 për qind pagë, në rast të forcës së madhe mund të lëshohen me 50 për qind të pagës. Do të thotë nëse bisedojmë për sektorin e hotelierisë, i cili sipas Entit shtetëror për statistik[ punëson 30,000 persona të cilët kanë bruto pagë prej 26.000 denarëve dhe neto pagë prej 18.000 denarë për vitin 2019, kompanitë për t’i mbajtur punëtorët i kanë lëshuar në shtëpi me 50 për qind, kjo do të thotë se ata kanë neto-pagë prej 9.000 denarëve. Neto paga prej 9.000 denarëve me kontribute dhe tatim personal arrin 14.500 denarë, që do të thotë se në këtë rast masa e mbulon komplet atë pagë prej 50 për qind për ato kompani të cilat tani më e kanë bërë këtë”, ka thënë Angellovska.

Ajo theksoi se masa është e hapur për të gjithë punëdhënësit dhe për kryerësit e pavarur të veprimtarisë./GazetaExpress/B.Lika/