Angelina Jolie i ritkthehet filmit, pamje nga skenat “Maleficent 2”


Gazeta Express
17 Shtator 2019 1:11

Pesë vjet pas hitit të Disney për shtrigën e ligë, “Maleficent”, rimejkun unik filmik të përrallës për Bukuroshen e Fjetur, në kinema mbërrin vazhdimi i ri, “Maleficent: Mistress of Evil”.

Disney i gëzoi të gjithë fansat e këtij filmi me informacionin që kanë mbetur vetëm edhe disa javë deri në premierë.

Me këtë rast, në profilin zyrtar në Instagram, u publikuan pamjet e papara deri më tani gjatë xhirimit të këtij filmi, në të cilin rolin kryesor e luan Angelina Jolie, e cila e luan shtrigën në fjalë.

Vlen të theksojmë se Jolie pas operimeve që kishte pasur për disa vite nuk është paraqitur në ndonjë film, por kishte luajtur vetëm rolin e producentës në disa të tjerë.

Në video klipin e publikuar shihet qartë se aktorja e popullarizuar 44-vjeçare është e ulur dhe e durueshme derisa ekipi i saj i ekspertëve punon në flokët si dhe maskën e saj, shkruan Koha.

Pasi që i vendosë dhëmbët artificial, thjerrëzat dhe buzëkuqin, më në fund për kënaqësinë e fansave lind shtriga. Megjithatë, sipas mediave amerikane risia është se në këtë vazhdim, Jolie do ta ketë edhe një rivale, të cilën e luan kolegia e saj Michelle Pfeiffer.

Në pjesën e parë të filmit Maleficent nga viti 2014 u tregua historia e parrëfyer për keqbërësen kryesore të Disneyt në filmin e animuar të vitit 1959, “Sleeping Beauty”.

Përralla e njohur tregohet nga këndvështrimi i magjistares së fuqishme Maleficent.

“Maleficent: Mistress of Evil” bëhet me regji të Joachim Ronning sipas skenarit të shkruar nga Micah Fitzerman-Blue dhe Noah Harpster. Filmi do ta ketë premierën më 18 tetor.

Te fundit


Kthehu lart