Anëtarit të ISIS’it i cili bëri thirrje për vrasjen e Princit të Britanisë, i reduktohen vitet në burg


Gazeta Express
16 Prill 2019 20:47

Një terrorist i ISIS-it, i cili i bëri thirrje ndjekësve të tij përmes mediave sociale, që ta vrasin Princin George, gjatë kohës sa ishte në shkollë, ishte burgosur për 25 vite, por tani numri i viteve i është zvogëluar.

Hsnain Rashit, 32 vjeçar, i cili kërkoi që të helmohet Princi i vogël i Britanisë, me elemente kimike, gjatë kohës sa po qëndronte në shkollë.

Ai gjithashtu ishte duke komunikuar me një luftëtar të famshëm të ISIS-it në Siri, dhe kishte programin e tij në internet.

Por dënimi iu zvogëlua, pasi ai i premtoi Gjykatës së Apelit se do të de-radikalizohet, duke shtuar se edhe pse kishte përkrahur akte terroriste, nuk ishte koordinuar kurrë që ta bënte një të tillë.

Rashid kishte publikuar 360.000 mesazhe, ndër to 150 ishin mesazhe kërcënuese. Këto mesazhe ai i kishte shkruar nga nëntori i vitit 2016 deri në arrestimin e tij më 22 nëntor, 2017.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart