Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e Presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth anëtarit të fundit të KQZ’së.
Haxhiu, ka deklaruar se ‘’nuk mund të shkelen propercionaliteti, përfaqësimi e fuqia politike’’, përcjell Gazeta Express.
“Në raport me këtë çështje, janë tejkaluar të gjitha afatet. Ka qenë një proces kushtetues që është dashur të përmbyllet nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu. Do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë. Unë kam thënë që propercionaliteti, përfaqësimi, fuqia politike nuk mund të shkelen. Nuk mund unë që ta mohoj vullnetin qytetar, nuk mund që ta shtyp atë’’, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që anëtari i fundit i KQZ’së t’i jepet atyre, ndërsa Vetëvendosje e kundërshton, duke e kërkuar që ky emërim t’i jepet atyre, duke i bërë tre anëtarë në këtë komision.