Anëtari i VV’së thotë se u shkel ligji për ta certifikuar Listën Srpska


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:29

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është pajtuar me vendimin e KQZ-së për mos certifikim të kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të katër komunave veriore të vendit, andaj edhe e ka anuluar.

Anëtari i Komisionit nga KQZ, Adnan Rrustemi thotë se nuk pajtohet aspak me përmbajtjen e vendimit të PZAP.

“Unë natyrisht që nuk pajtohem me përmbajtjen e vendimit të PZAP-it, unë mendoj që PZAP është dashur të marrë në konsideratë aktet e dorëheqjeve të këtyre tre kandidatëve të cilët e kishin konsideru Kosovën pjesë të Serbisë dhe Kosovës iu kishin referu si Kosova e Metohija dhe në bazë të këtyre është dashur që t’iu refuzohet ankesa dhe rrjedhimisht të mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, sot në mbledhjen e KQZ-së është shkelë ligji për zgjedhje në kuptimin procedural.

Te fundit


Kthehu lart