Anësori i Dinamo Zagrebit Olmo ftohet për herë të parë nga Spanja


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 13:53

Dani Ceballos dhe Jordi Alba mungojnë në listën e lojtarëve të ftuar nga Spanja për ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimeve, ndërsa Alvaro Morata dhe Paco Alcacer do të kthehen para ndeshjeve kualifikuese kundër Maltës dhe Rumanisë.

Trajneri Robert Moreno e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar nga Kombëtarja e Spanjës për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020 kundër Maltës dhe Rumanisë, ku është përfshirë edhe anësori i Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, që mund të debutojë për “Furinë e kuqe” këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Olmo e kishte përfaqësuar Spanjës në Kampionatin Evropian U-21 në Itali dhe San Marino verën e kaluar, ku kishte shënuar në finale dhe ishte emëruar lojtari i ndeshjes.

Alvaro Morata është gjithashtu ftuar sërish pasi ka arritur të shënojë gol në pesë ndeshje radhazi për Atletico Madridin – ecurinë më të mirë për të në ndonjë klub që kur është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Spanjës në vitin 2014.

Spanja veçse e ka siguruar kualifikimin në EURO 2020, mirëpo i nevojitet dhe një fitore për t’u siguruar se shkon në shortin e 30 nëntorit si fitues i grupit.

Skuadra e Spanjës për ndeshjet e nëntorit:

Portierë: De Gea, Kepa, Pau López.

Mbrojtës: Gayá, Carvajal, Jesús Navas, Sergio Ramos, Albiol, Pau Torres, Bernat, Iñigo Martínez.

Mesfushorë: Rodri, Cazorla, Busquets, Thiago, Saúl, Fabián.

Sulmues: Alcácer, Dani Olmo, Morata, Gerard Moreno, Oyarzabal, Rodrigo.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart