Ancelotti s’ka dyshime sa i përket fituesit të Topit të Artë - Gazeta Express
string(59) "ancelotti-ska-dyshime-sa-i-perket-fituesit-te-topit-te-arte"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 8:59

Ancelotti s’ka dyshime sa i përket fituesit të Topit të Artë

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 8:59

Carlo Ancelotti nuk ka dyshime rreth fituesit të Topit të Artë për vitin 2022.

Trajneri italian është i bindur se ky çmim këtë radhë do t’i takojë Karim Benzemas.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez shkëlqeu edhe në ndeshjen e mbrëmshme duke e realizuar një gol në fitoren 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit pas Cristiano Ronaldos me 324 gola të shënuara, shkruan “Gazeta Express”.

“Benzema është mjaft i rëndësishëm, është lideri ynë. Ne jemi këtu mbi të gjitha falë tij, ai shënoi shumë gola të rëndësishëm. Nuk ka dyshime rreth asaj se kush do ta fitojë Topin e Artë, duhet të jetë Karim”, deklaroi trajneri i suksesshëm italian.

Benzema shihet si favorit absolut për ta fituar Topin e Artë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe tash edhe Superkupën e Evropës me “Los Blancos”, duke dhënë kontribut të madh.

Në moshën 34 vjeçare ai e ka arritur kulmin e karrierës, ndërsa ka thënë se ambiciet e tij janë shtuar kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi, duke i marrë mbretërit e Spanjës në dorë. /Gazeta Express/