Ancelotti ia uli vlerën Napolit dhe Hysajt


Gazeta Express
25 Prill 2019 18:21

Sipas një analize që ka bërë Gazzetta dello Sport, këtë sezon, Napoli ka parë vlerën e saj të bjerë të paktën me 70 mln euro.

Praktikisht, në vend që të kishte rritje kartonash, ka pasur ulje drastike. Maurizio Sarri bëri që vlera të rritej dhe me shifra të frikshme.

Por, me ardhjen e ish-trajnerit të Milanit, Reali, Bayern dhe Chelsea, gjërat kanë ndryshuar.

Rasti më konkret është Elseid Hysaj. Me Sarrin vlente 50 milionë euro, sipas edhe klauzolës që u firmos, ndërsa tani, Napoli do të kënaqej me vetëm 20 milionë euro.

E të mendosh që Strakosha, kur nisi te Lazio, vlente 10 fish më pak se sa Hysaj, tani vlen thuajse 25-30 mln euro.

Te fundit


Kthehu lart