Ancelotti fluturon sot drejt Anglisë - Gazeta Express
string(36) "ancelotti-fluturon-sot-drejt-anglise"

Gazeta Express

13/12/2019 9:40

Ancelotti fluturon sot drejt Anglisë

Gazeta Express

13/12/2019 9:40

Trajneri italian po kërkohet nga klubet e njohura evropiane pasi u nda me Napolin ditë më parë. Krahas klubit nga Liverpooli, Ancelottin e do edhe Arsenali

Carlo Ancelotti do të fluturojë sot drejt Londrës për të diskutuar me Evertonin rreth mundësisë që ta marrë në dorë ekipin anglez, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri italian pritet të bisedojë me pronarin e klubit nga Liverpooli, Farhad Moshiri dhe me presidentin e klubit, Bill Kenwright.

Ancelotti u shkarkua nga Napoli këtë javë, ndërsa menjëherë kanë nisur të vërshojnë ofertat në drejtim të tij.

Ai është kandidati kryesor për t’u bërë trajner i ri i Evertonit, por interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali, i cili është në kërkim të trajnerit afatgjatë pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Ancelotti e ka një të kaluar të pasur me klubet si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Gazeta Express/