Analiza e gjakut që do të jetë në gjendje ta zbuloj tumorin e trurit para se të zhvillohet


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 10:15

Një test i gjakut i zbuluar së fundmi, i cili do të përdor inteligjencën artificiale për të detektuar shenja të tumorit në tru, mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha në fushën diagnostike të tumorit të trurit, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Shkencëtarët besojnë se ky test zbulon shenjat e tumorit shumë më shpejt se testet e tjera, të përdorura deri tani.

Tumoret në tru zakonisht prodhojnë shenja si: kokëdhimbje, humbje të kujtesës dhe probleme me shikim. Këto shenja zakonisht janë keqkuptuar dhe procedura deri të diagnostikimi ka qenë i vështirë. Testi i zbuluar kontrollon për substanca kimikale të cilat në rast tumori, truri i lëshon në gjak.

Ekipi nga Universiteti i Edinburgut ka thënë se teknika e njëjtë mund të përdoret edhe në zbulimin e disa lloje të tjera të kancerit siç është kanceri i ovariumeve, i pankreasit dhe i zorrës së trashë.

Sipas autorit të këtij zbulimi, ky test përbën një zbulim të madh, për shkak se deri tani diagnostikimi i tumorit në tru ka qenë shumë i vështirë. Ai shpreson se ky test do të filloj të aplikohet sa më shpejt, në mënyrë që të bëhet parandalimi i kësaj sëmundjeje. /Express

Te fundit


Kthehu lart