Anakonda del në mes të autostradës, të gjithë dalin nga veturat


Gazeta Express
24 Prill 2019 14:54

Dje, Italo Nascimento Fernandes dhe gruaja e tij ishin duke udhëtuar afër shtëpisë së tyre në Brazil kur vërejtën diçka të papritur.

Në mes të autostradës, para tyre, kishte dalë një gjarpër i madh – një anakonda e cila po tentonte të kalonte mbrojtëset e rrugës.

Fernandes e dinte se duhej t’i ndihmonte. “Vendosëm ta ndalim veturën dhe të dalim jashtë”, tha Fernandes për The Dodo. “Nuk kishte shenja se veturat në rrugë do të ndaleshin, në mënyrë që anakonda ta kalonte rrugën. Kam parë që i kanë shkelur gjarpërinjtë në rrugë edhe më parë dhe mendoj që është krim”.

Kështu, Fernandes filloi t’i sinjalizonte veturat në rrugë, që të ndaleshin për të mos e shkelur gjarprin e madh – dhe nuk ishte vetëm. “Shumë njerëz dolën dhe më ndihmuan”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni videon e anakondës duke kaluar autostradën:

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart