Ana dhe Fatjoni thonë se s’do të jenë kurrë bashkë ndërkohë Melisa merr veprimin e papritur - Gazeta Express
string(90) "ana-dhe-fatjoni-thone-se-sdo-te-jene-kurre-bashke-nderkohe-melisa-merr-veprimin-e-papritur"

Ana dhe Fatjoni thonë se s’do të jenë kurrë bashkë ndërkohë Melisa merr veprimin e papritur

Rozë

Gazeta Express

30/11/2020 22:56

Ndonëse fillimisht u mendua se ata do të ishin dyshja e parë që do të formonte një çift në “Për’Puthen” për këtë sezon, papritur gjërat mes Anës dhe Fatjonit kanë ndryshuar dhe sot na lanë të kuptojmë se nuk do jenë bashkë.

Të premten dyshja u përballë në studio, ku u ndje se raporti i tyre ishte zbehur, madje Ana u shpreh se “i ka dhënë biletë vetëm për vajtje”.

Lexo Edhe:

Ky i fundit nga ana tjetër tha se biletën e kthimit e blen vetë, duke na shtyrë të mendojmë se gjërat mes tyre mund të rregullohen.

Mirëpo, ditën e sotme Ana tha se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund, e sipas saj kjo u kuptua nga biseda që patën emisionin e kaluar.

“Duhet një sqarim i denjë. Ai sqarim ishte i kuptueshëm dhe publiku ta kuptoj ashtu si unë e thash. I kam dhënë një biletë vetëm vajtje, pa kthim”, tha Ana.

Gjithashtu, 24-vjeçarja falënderoi Melisën, duke sqaruar se në takimin që ajo kishte me Fatjonin mësoi një pjesë të karakterit të Fatjonit që nuk do të donte ta kishte mashkulli që do të ketë në krahë në të ardhmen.

“Dua ti them që pas e shumë e shumë debatesh dua t’i them faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”, përfundoi Ana.

Nga ana tjetër, edhe Fatjoni sqaroi se ai dhe Ana nuk do të jenë kurrë bashkë, por shtoi se e vlerëson shumë, e nëse ajo do të ketë nevojë për gjë, do ta ketë gjithmonë në krahë.

“Arjan, unë Anën pavarësisht se çfarë do të ndodhi është e acaruar me atë nuk do të kem gjë kurrë, por unë e vlerësoj shumë si femër. Unë shikoj çfarë po bën këtu. Nuk kam ardhur për shoqe këtu ka shumë gjëja që nuk na bëjnë bashkë. E shikoj si një femër që e vlerësoj dhe mua do të më ketë në krahë. Unë nuk e mohoj vlerësimin ndaj saj, ka disa gjëra që nuk jemi dot bashkë”, tha Fatjoni.

Sakaq, përplasja e Anës me Melisën javën e kaluar duket se ka zbehur edhe marrëdhënien mes tyre dhe tashmë kanë vendosur mos të kenë asnjë komunikim.

Ata madje kanë hequr edhe njëra-tjetrën nga rrjetet sociale, duke mos lënë asnjë urë komunikimi. Ishte pikërisht Melisa ajo që ka ndërmarrë e para  këtë hap.