Amorim me kritika ndaj ekipit pas ndeshjes së parë përgatitore: Na mungon shpejtësia - Gazeta Express
string(83) "amorim-me-kritika-ndaj-ekipit-pas-ndeshjes-se-pare-pergatitore-na-mungon-shpejtesia"

Futboll

Gazeta Express

20/07/2025 14:45

Amorim me kritika ndaj ekipit pas ndeshjes së parë përgatitore: Na mungon shpejtësia

Futboll

Gazeta Express

20/07/2025 14:45

Manchester United ka ende shumë për të përmirësuar dhe i duhet më shumë shpejtësi në mesfushë, tha trajneri Ruben Amorim pasi skuadra e Premier League e nisi përgatitjen para-sezonale me një barazim pa gola kundër Leeds United.

United vjen nga sezoni më i dobët në histori të Premier League, duke e mbyllur edicionin 2024/25 në vendin e 15-të dhe duke humbur kualifikimin në Champions League, pasi u mposht 1-0 nga Tottenham Hotspur në finalen e Europa League.

Skuadra nga Old Trafford nuk arriti të bindë as në barazimin 0-0 ndaj Leeds-it të sapo ngjitur në Premier League, në ndeshjen e zhvilluar në Stokholm të shtunën, edhe pse debutoi blerja e re, Matheus Cunha, që e nisi titullar.

“Pësuam pak kur provuam të bënim presion lart, ata e godisnin topin, fitonin topin e dytë dhe në ato momente ishin të rrezikshëm,” tha Amorim për MUTV.

“Na mungon shpejtësia, sidomos në mesfushë, dhe kjo ndjehet, (prandaj) është e vështirë të çosh topin përpara. Por krijuam raste. Kemi shumë për të bërë, por ishte testi i parë kundër një skuadre të Premier League, me dy formacione të ndryshme, kështu që ishte një test i mirë…

“Si grup, kemi shumë për të përmirësuar: ritmin e lojës, të gjitha detajet, kështu që, po, do të përmirësohemi.”

Ndeshja e radhës për United do të jetë kundër West Ham United, më 26 korrik në MetLife Stadium në New Jersey.