“Amon, amon o t’keqen”- Policia bashkiake shtrin në tokë mbledhësin e kanaçeve në Tiranë. Video bëhet virale - Gazeta Express
string(102) "amon-amon-o-tkeqen-policia-bashkiake-shtrin-ne-toke-mbledhesin-e-kanaceve-ne-tirane-video-behet-virale"

“Amon, amon o t’keqen”- Policia bashkiake shtrin në tokë mbledhësin e kanaçeve në Tiranë. Video bëhet virale

Gazeta Express

26/05/2020 11:59

Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku dy punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës ndalojnë me forcë dhe shtrinë në trotuar një pjesëtare të komunitetit rom.

Ky i fundit është ndaluar nga Policia Bashkiake pasi po mblidhte kanaçe në kazanet e mbeturinave në zonën e Yzberitisht në Tiranë.

Lexo Edhe:

Në video dëgjohet teksa qytetari u kërkon policëve ta lëshojnë, ndërkohë që ata e shtrinë në tokë.

“Amon, amon, ca bën o t’keqen”- dëgjohet teksa bërtet qytetari në video.

Për këtë video ka reaguar dhe Lëvizja Rinore Egjiptianë & Rome e cila i bën thirrje institucioneve shqiptare dhe Ambasade të SHBA dhe BE të reagojnë.

“Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin ne BE ??‍♂️ I shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë ??”, thekson kjo shoqatë.

dhuna ndaj romit policia e shtetit