Amir Rrahmani me shokë ia mohojnë fitoren Interit - Gazeta Express
string(49) "amir-rrahmani-me-shoke-ia-mohojne-fitoren-interit"

Amir Rrahmani me shokë ia mohojnë fitoren Interit

Gazeta Express

09/07/2020 23:47

Tjetër dështim për Interin.

Skuadra e Antonio Contes nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Hellas Verona, sfidë që përfundoi 2-2.

Lexo Edhe:

Një ndër më meritorët për këtë pikë të marrë në shtëpi për Veronën, është shqiptari, Amir Rrahmani.

Në minutën e 86, kapiteni i Kombëtares së Kosovës bëri disa lëvizje fantastike duke dribluar disa lojtarë, për të pasuar te Migel Veloso që me klasin e tij arriti ta dërgojë lehtësisht topin në rrjetë, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Golat e përmbysjes së rezultati për Interin deri në minutën e 86’, i shënoi Candreva në minutat 49 dhe 55’, derisa rezultati u zhbllokua nga Lazovic në minutën e 2’. /Gazeta Express/