Amerikani e kishte blerë një Rolex për 345 dollarë para 45 vjetëve, sot ora vlen shumëfish - Gazeta Express
string(89) "amerikani-e-kishte-blere-nje-rolex-per-345-dollare-para-45-vjeteve-sot-ora-vlen-shumefish"

Amerikani e kishte blerë një Rolex për 345 dollarë para 45 vjetëve, sot ora vlen shumëfish

Gazeta Express

29/01/2020 10:34

Një burrë amerikan e kishte blerë një orë Rolex për vetëm 345 dollarë në vitin 1974. Këtë orë e kishte blerë në një dyqan të gjërave të vjetra. Sidoqoftë, ai nuk e dinte se pas shumë vjetëve, ora e tij do të kishte një vlerë marramendëse.

Atij i thanë se ora e modelit Rolex Oyster Cosmograph me numër të referencës 6263 tashmë në ankand mund të shitet për 400 mijë dollarë.

Lexo Edhe:

Megjithatë, befasia nuk përfundoi këtu, sepse koleksionistët e vlerësuan atë mes shumës 500 mijë deri 700 mijë dollarë për shkak të gjendjes shumë të mirë.

Pronari i orës mori pjesë në një emision ku zbulohen gjërat e çmuara. Burri që më parë kishte shërbyer në forcat ajrore amerikane tha se e kishte blerë këtë orë, sepse kishte dëgjuar se është e mirë për zhytje në det.

Pasi e kishte marrë orën me porosi, ajo i ishte dhimbsur dhe kishte dashur ta ruante më mirë, duke mos e përdorur fare gjatë zhytjes, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Kështu, ai e kishte ruajtur orën në një kuti të sigurt për gati 40 vjet dhe e kishte nxjerrë vetëm disa herë për ta kontrolluar gjendjen e saj.

Përpos orës, ai i ka ruajtur edhe dokumentet e garancisë, broshurën e prodhuesit dhe kutitë origjinale.