Amerikani Brandon Edwards, prurja e re e Trepçës - Gazeta Express
string(47) "amerikani-brandon-edwards-prurja-e-re-e-trepces"

Amerikani Brandon Edwards, prurja e re e Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2024 11:43

Skuadra e Trepçës ka prezantuar prurjen e re. Bëhet fjalë për basketbollin amerikan Brandon Edwards, i cili është prezantuar gjatë ditës së sotme tek xehetarët.  

Edwards ka nënshkruar me gjelbër e zinjtë dhe do të jetë pjesë e tyre në pjesën e mbetur të edicionit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Amerikani do të sjellë përvojë të madhe tek Trepça. Së fundmi luajti në Hong Kong, derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Francë, Arabinë Saudite, Izrael, Finlandë e Spanjë.

Edicionin e shkuar në Francë, Edwards ka luajtur me një mesatare prej dhjetë pikëve dhe pesë kërcimeve për ndeshje.

Brandon është basketbollistin i pestë në përbërjen e mitrovicasve.

Para dy ditësh, nga klubi është larguar Brevin Galloway.

Trepça është duke bërë super sezon, janë të pandalshëm me 12 fitore radhazi në elitë dhe janë të parët në tabelë me 17 fitore e dy humbje. Ndeshjen e radhës, mitrovicasit e luajnë përballë Bashkimit në udhëtim./Gazeta Express.