Amerikanët fillojnë bisedat për implementimin e "Mini-Schengenit" - Gazeta Express
string(64) "amerikanet-fillojne-bisedat-per-implementimin-e-mini-schengen-it"

Amerikanët fillojnë bisedat për implementimin e “Mini-Schengenit”

Gazeta Express

01/10/2020 10:21

Pas marrëveshjes së nënshkruar për krijimin e grupit të përbashkët punues në mes të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur takimi i parë virtual ku është diskutuar për normalizimin ekonomik, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Odat Ekonomike kanë deklaruar se në këtë takim virtual është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe përpjekjet e përbashkëta për të përkrahur zbatimin e aspekteve ekonomike të marrëveshjes së nënshkruar.

Lexo Edhe:

“Të dyja Odat Amerikane do të punojnë së bashku për të konsultuar anëtarësitë për të identifikuar barrierat e pazgjidhura në tregti dhe për të ofruar rekomandimet konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe për të sugjeruar masat për operacionalizimin e rajonit “mini-Schengen”. Po ashtu, të dyja Odat Amerikane janë dakorduar të promovojnë bashkërisht para kompanive amerikane mundësitë e investimeve në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, tutje thuhet se Odat Amerikane do të punojnë së bashku për organizimin e forumeve investive dhe ngritjen e vetëdijes së komunitetit të biznesit lidhur me mundësitë e financimit nga Korporata Ndërkombëtare Zhvillimore Financiare e Shteteve të Bashkuara (DFC), banka EXIM dhe agjencitë e tjera të SHBA-së. /GazetaExpress/