Ambulanca me të sëmurë brenda përplaset me “Benz-in” në Korçë, rrokulliset dhe përfundon në arë - Gazeta Express
string(92) "ambulanca-me-te-semure-brenda-perplaset-me-benz-in-ne-korce-rrokulliset-dhe-perfundon-ne-are"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 13:52

Ambulanca me të sëmurë brenda përplaset me “Benz-in” në Korçë, rrokulliset dhe përfundon në arë

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 13:52

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip “Benz”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qenë një i sëmurë që po transportohej në spital, ndërkohe që nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lexo Edhe:

I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhe për këtë shkak në vendngjarje përveç policisë është edhe një ambulancë që do të transportojë të sëmurin.

Policia, ndërkohë, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.