Ambasadorja Kim la "topin" në fushën e Lulzim Bashës, opozita vijon takimet për zgjedhoren - Gazeta Express
string(87) "ambasadorja-kim-la-topin-ne-fushen-e-lulzim-bashes-opozita-vijon-takimet-per-zgjedhoren"

Ambasadorja Kim la “topin” në fushën e Lulzim Bashës, opozita vijon takimet për zgjedhoren

Gazeta Express

04/06/2020 17:49

Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka filluar takimet në kuadër të procesit të negocimit për Reformën Zgjedhore.

Basha priti në takim Monika Kryemadhin e LSI-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.

Lexo Edhe:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha një ditë më parë se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Duket se palët ende nuk kanë rënë dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Më herët Basha pati një takim edhe me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.