Ambasadorja finlandeze kritikon ashpër kosovarët: Askujt s’po i intereson për koronavirusin - Gazeta Express
string(89) "ambasadorja-finlandeze-kritikon-ashper-kosovaret-askujt-spo-i-intereson-per-koronavirusin"

Gazeta Express

06/07/2020 10:16

Ambasadorja finlandeze kritikon ashpër kosovarët: Askujt s’po i intereson për koronavirusin

Gazeta Express

06/07/2020 10:16

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka reaguar për numrin e madh të rasteve me koronavirus në Kosovë dhe pakujdesinë e qytetarëve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se askujt nuk po i intereson për këtë situatë.

Lexo Edhe:

“Dje kalova nëpër Prishtinë, dhe dukej vërtet qytet festiv. Numrat me koronavirus janë duke u rritur shpejt dhe dukej sikur askujt nuk i interesonte. Kini kujdes, ju lutem, nëse jo për vete, për prindërit, gjyshërit, të afërmit e sëmurë etj. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në vijën e parë,” është shprehur Stjernvall.

Ndryshe, ditë më parë të pakujdesshëm qytetarët e Kosovës i ka quajtur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ndryshe, numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

Ndërsa deri sot janë shënuar 75 viktima.