Ambasadorja e SHBA-ve sqaron përse e thërriti Bashën ‘Luli’ dhe jo Lulzim - Gazeta Express
string(71) "ambasadorja-e-shba-ve-sqaron-perse-e-therriti-bashen-luli-dhe-jo-lulzim"

Ambasadorja e SHBA-ve sqaron përse e thërriti Bashën ‘Luli’ dhe jo Lulzim

Gazeta Express

03/06/2020 14:31

Disa ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe lideri i demokratëve zhvilluan një takim në selinë blu dhe në konferencë për shtyp, ambasadorja e thirri Bashën ‘zoti Luli Basha’.

Shkurtimi i emrit të Lulzim Bashës ngjalli kureshtje dhe në rrjetet sociale u interpretua në forma të ndryshme. Por këtë të mërkurë, mbi rastin në fjalë ka reaguar vetë ambasadorja Kim, e cila ka sqaruar se përse e thërriti Bashën ‘Luli’ në vend të ‘Lulzim’.

Lexo Edhe:

 “Kjo është nonsens. Ai më thërret mua “Yuri” dhe unë e thërras atë “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”, thekson Yuri Kim në Twitter, duke iu përgjigjur dhe pretendimit të gazetarit Çim Peka, i cili kishte njoftuar se Basha kishte patur një bisedë mbi çështjen në fjalë.