Pse u kryqëzua Ambasadori Qëndrim Gashi për ezanin në Kishën e Parisit - Gazeta Express
string(73) "ambasadori-qendrim-gashi-e-mundesoi-thirrjen-e-ezanit-ne-kishen-e-parisit"

Gazeta Express

21/10/2020 17:03

Pse u kryqëzua Ambasadori Qëndrim Gashi për ezanin në Kishën e Parisit

Gazeta Express

21/10/2020 17:03

Filarmonia e Kosovës më 23 mars të vitit të kaluar kishte mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm në Paris të Francës.

Ky koncert i cili ishte përgatitur për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Lexo Edhe:

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirr në mënyrë të mrekullueshme ezani.

Këtë e bëri Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filarmonisë të Kosovës në këtë Koncert.

Mirëpo, aso kohe nuk ishte përmendur një fakt se kush e mundësoi këtë koncert dhe thirrjen e ezanit.

Kjo në një formë u zbulua nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili dy ditët e fundit është pre e sulmeve dhe kërcënimeve të shumta për shkak të publikimit të një artikulli të gazetës franceze “Le Figaro” ku u shfaqen karikaturat e profetit Muhamed.

Ambasadori Gashi në sqarimin e tij të lëshuar në Facebook ndër tjerash përmend edhe ezanin në Kishën e Parisit.

“Ironia është se vitin e kaluar në Paris unë isha cak i sulmeve që vinin nga një “krah tjetër”, edhe pse më duhet ta them se në atë rast asnjë kërcënim fizik nuk e pata pranuar. Bëhet fjalë për veprën e famshme të Karl Jenkins “Njeriu i Armatosur: Një meshë për paqe”, ku autori e inkorporon edhe ezanin. Kjo vepër u ekzekutua shkëlqyeshëm nga Filarmonia e Kosovës në katedralen e njohur Saint-Louis e cila njihet për simbolikën e fortë – në oborrin e saj bëhen homazhet kombëtare për personalitete civile e ushtarake. Ezani në një kishë! ‘Skandal’ shkruanin ekstremistët e krishterë. Unë nuk e censuroj artin”, ka shkruar Gashi.

A ju kujtohet thirrja e ezanit në Kishën e njohur të Parisit nga Filarmonia e Kosovës?Këtë e kishte mundësuar pikërisht ambasadori Qëndrim Gashi i cili sot po kërcënohet edhe me vrasje për shkak të shpërndarjes së një artikulli të gazetës franceze “Le Figaro” me karikaturat e profetit Muhamed.Këtu mund ta gjeni sqarimin e plotë të ambasadorit Gashi ? https://bit.ly/3kiAIv9

Publiée par Ballkani sur Mercredi 21 octobre 2020