Ambasadori Kosnett shkon për t’i “mbushur bateritë”


Gazeta Express
14 Tetor 2019 14:32

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter se për pak ditë së bashku me bashkëshorten e tij do të shkojnë për pushime, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka shkruar se ai dhe Alision do të pushojnë disa ditë.

Tutje, i njëjti ka thënë se kur të kthehen do të vazhdojnë angazhimin me popullin e Kosovës, në internet, si dhe duke udhëtuar në të gjithë vendin.

“Alison dhe unë do t’i marrim disa ditë pushim për t’u rimbushur me energji për sfidat tërheqëse që na presin. Kur të kthehemi, mezi presim të vazhdojmë të angazhohemi me popullin e Kosovës, qoftë përmes internetit, qoftë përmes udhëtimeve rreth vendit”, ka shkruar ai. /Express/

Te fundit


Kthehu lart