Ambasadori i Turqisë shkon në UPZ, pas vendimit të KSHC’së për të mos e akredituar


Gazeta Express
19 Korrik 2019 15:27

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ka vizituar sot Universitetin e Prizrenit, pak ditë pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të mos e akredituar për vitin e ardhshëm akademik 2019/2020, shkruan Gazeta Express.

Sakar ka thënë se është i shqetësuar për faktin se në vitin e ardhshëm akademik nuk do të pranohen studentë të rinjë.

Njoftimi për këtë takim është lëshuar nga Universiteti i Prizrenit.

Sakar gjatë kësaj vizitë ka takuar prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe ngritje të cilësisë në UPZ, Soner Yildirim, dhe disa profesorë të tjerë.

“Në takim është diskutuar për gjendjen në Universitet pas vendimit të KSHC-së për mos akreditim një vjeçar. Prorektori Yildirim e shprehi shqetësimin e tij për mos pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2019/2020. Në takim është diskutuar për mundësinë e mbështetjes me bursa të studentëve dhe për organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

KSCH’ja ditë më parë ka marrë vendim për të mos akredituar edhe Universitetin e Pejës dhe Mitrovicës dhe katër universitet tjera private.

Haradinaj ka paralajmëruar se do të marr veprime ndaj një vendimi të tillë, ndërsa BE-ja dhe Ambasada e SHBA’së e kanë mbështetur vendimin e KSHC’së duke thënë se është i drejtë.

Gjithashtu kanë kërkaur që politika t’i mbajë duart larg nga institucionet e pavarura./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart