Ambasadori i Tajvanit në Kosovë, Komuna e Mitrovicës tregon çfarë foli me Hamzën - Gazeta Express
string(79) "ambasadori-i-tajvanit-ne-kosove-komuna-e-mitrovices-tregon-cfare-foli-me-hamzen"

Ambasadori i Tajvanit në Kosovë, Komuna e Mitrovicës tregon çfarë foli me Hamzën

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 14:49

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se e ka pritur në takim përfaqësuesin e Tajvanit në Hungari, Shih- Chung Liu.

Komuna njofton se gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe qyteteve të Tajvanit, si dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet qyteteve, sidomos në fushën e “Smart city”.

Lexo Edhe:

“Ata kanë diskutuar edhe për krijimin e një platforme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të komunës përmes trajnimeve nga ekspertë të Tajvanit.  Po ashtu gjatë takimit është bërë e ditur se studentët e Mitrovicës nga viti i ardhshëm do të ketë mundësi që të jenë pjesë e një platforme të bursave për të studiuar në Tajvan”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, Hamza e ka falënderuar ambasadorin z. Liu- n për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, derisa shtoi se Tajvani është lider botëror në industrinë e IT-së dhe njëra ndër fuqitë më të mëdha të ekonomisë botërore.