Ambasadori i Kosovës falënderon diplomatin gjerman pas deklasimit që ia bëri Daçiqit - Gazeta Express
string(84) "ambasadori-i-kosoves-falenderon-diplomatin-gjerman-pas-deklasimit-qe-ia-beri-daciqit"

Ambasadori i Kosovës falënderon diplomatin gjerman pas deklasimit që ia bëri Daçiqit

Gazeta Express

21/10/2020 21:16

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka falenderuar diplomatin gjerman, Christoph Heusgen pasi ky i fundit e kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së sot kur tha se ‘miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë’ me veprimtarinë e tyre për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës.

Cufaj e ka quajtur diplomatin gjerman “njeriu i ditës” dhe e ka falenderuar në gjuhën gjermane përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo Edhe:

Heusgen i tha Daçiqit se i duket se fjalimi i tij “është kopje e fjalimeve të mëhershme”, e me rastin fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po qëllojnë veten në këmbë.”