Ambasadori i Gjermanisë në Serbi: Nuk e di as Parisi, as Berlini kur fillojnë bisedimet në Bruksel


Gazeta Express
12 Korrik 2019 7:16

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar sot se as Franca e as Gjermania nuk e di se kur fillojnë bisedimet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Schieb ka deklaruar sot në Beograd se nuk dihet se kur fillojnë bisedimet Kosovë-Serbi, madje për këtë thotë se nuk e di as Berlini e Parisi, të dy këto shtete që u munduan me takimet e fundit ta bindin Prishtinën dhe Beogradin ta rifillojnë dialogun pasi është e vetmja rrugë për arritjen e një marrëveshjeje finale.

Diplomati gjerman ka folur edhe për Kosovën, ai ka theksuar dhe ripërsëritur se taksa 100% e futur ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Ramush Haradinajt është pengesa kryesore për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe për këtë arsye nuk e di se kur negociatat do të mund të rifillojë, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka shtuar se Gjermania dhe Franca po përpiqen së bashku për të rinovuar bisedimet dhe se Qeveria në Berlin disa herë ka kërkuar nga Qeveria në Prishtinë të heqë taksën 100% ndaj prodhimeve serbe, dhe t’i rikthehet normalitetit diplomatik.

Këto deklarata ai i ka bërë duke kujtuar masakrën e Srebrenicës, ku tha se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian (BE) është se në vitin 1995 në Srebrenicë është kryer gjenocid dhe pret që Serbia të marrë një qëndrim të tillë.

Te fundit


Kthehu lart